SABIIEXSHPK

Kush qëndron pas thesit.

Problemi nuk është të gjesh pelet. Është të gjesh të njëjtin edhe vitin tjetër.

Historia

Pelet gjen kudo. Qëndrueshmëri jo.

Pelet shet kushdo. Dallimi duket te paleta e dytë, kur nuk është më ajo e para: ngjyrë tjetër, hi i dyfishtë, rendiment që bie. Pikërisht për këtë zgjodhëm të punojmë vetëm me dy linja dhe t'i mbajmë të njëjta.

Sabiiex SHPK është një shoqëri shqiptare që përzgjedh, kontrollon dhe shpërndan pelet druri. Blejmë atje ku druri është i mirë, verifikojmë para ngarkimit dhe dorëzojmë atë që kemi treguar në kampion. Asgjë tjetër.

Dy linja Jo katalogë të pafund. Dy produkte të mbajtura brenda së njëjtës dritare vlerash gjatë gjithë vitit.
Duar që mbajnë pelet druri para thesave prej jute
Fig. 01Kontroll i produktit para ngarkimit
Vlerat

Tri rregulla.

Mbi këto vendosim nëse një parti niset apo jo.

  • Qëndrueshmëri

    Një parti duhet t'i ngjajë asaj të mëparshmes. Lagështia, hiri dhe dendësia mbeten brenda së njëjtës dritare gjithë vitin, jo vetëm në dërgesën e parë.

  • Transparencë

    Vlerat që deklarojmë janë vlerat që kemi matur. Certifikata e partisë ofrohet para se porosia të konfirmohet, jo pas një ankese.

  • Përpikëri

    Në janar askush nuk pret dhjetë ditë me sobën e fikur. Datat e dërgesës bihen dakord dhe respektohen.

Procesi

Si punojmë.

Katër hapa nga furnizuesi te klienti. Në secilin mund të themi jo.

  • 01

    Përzgjedhja e burimit

    Furnizuesin e vlerësojmë për drurin, jo për listën e çmimeve: lloji, çlëvorëzimi, mënyra si menaxhohet tharja.

  • 02

    Kampionimi

    Kampioni vjen para kontratës. Nëse kampioni nuk bind, kontrata nuk firmoset.

  • 03

    Kontrolli i partisë

    Lagështia, hiri, qëndrueshmëria dhe grimcat kontrollohen mbi partinë që niset, jo mbi një mesatare sezonale.

  • 04

    Dërgesa dhe mbështetja

    Paleta me celofan termik, dërgesë në datën e caktuar dhe i njëjti person që të përgjigjet nga pyetja e parë deri pas dorëzimit.

Qëndrueshmëria
Nuk presim pemë për lëndë djegëse. Peleti del nga ajo që hedh sharra.

Copëza, prerje anësore dhe tallash sharre. Lëndë që dikur mbetej pa përdorim dhe që sot del nga fabrika si thes 15 kg.

  • Nga mbetje në burim

    Tallash dhe prerje sharrash, jo pemë të prera për t'u kthyer në lëndë djegëse.

  • Asnjë aditiv kimik

    Pa lidhës, pa bojë, pa trajtim. Vetëm dru i tharë dhe i shtypur.

  • Bilanc neutral i karbonit

    CO₂ që lirohet gjatë djegies është ajo që bima thithi ndërsa rritej.

Kërko një ofertë

Të flasim për sasi.

Thuaj sa të duhet dhe ku. Brenda 24 orëve pune të kthejmë çmim, disponueshmëri dhe datë dërgese.